Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në një servis makinash në Gjirokastër, plagoset 38-vjeçari

Sherr me thika në një servis makinash në Gjirokastër,

Dy persona janë konfliktuar në një servis makinash në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.

Policia bën me dije se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arratisur pas krimit. Policia e Gjirokastrës bën me dije se po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit