Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Pogradec, plagoset 36-vjeçari

Sherr me thika në Pogradec, plagoset 36-vjeçari

Një sherr me thikë u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Policia njofton se në  lagjen nr 3, gjatë një konflikti fizik, L. O, dyshohet se ka sulmuar me thikë M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

"Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.

Të fundit