Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy persona

Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy persona

Një 46-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, pasi një ditë më parë, pas një sherri, kanë plagosur me thikë dy vëllezër.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 46 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin E. Ç., 33 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër) dhe më pas shtetasi E. Ç. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit