Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Vlorë, plagosen tre të rinj, në pranga autori 18-vjeçar

Sherr me thika në Vlorë, plagosen tre të rinj, në pranga
Foto ilustruese

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia njofton se Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç u plagosën pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa pas ngjarjes ka përfunduar në pranga njëri nga autorët e dyshuar, gjithashtu 18 vjeç.

“Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshatarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar. Sekuestrohen 1 pistoletë sportive, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika). Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia.

 

Të fundit