Flash News

E-TJERA

Sherr me thika për një rubinet uji mes fqinjësh në ‘Don Bosko’, plagoset 23-vjeçari

Sherr me thika për një rubinet uji mes fqinjësh në

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Mësohet se G. F., 23 vjeç u plagos me thikë nga fqinji i tij B. I., 30 vjeç pas një sherri për një rubinet uji.

Sipas policisë, 23-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është vënë në pranga.

Më datë 15.09.2022, në orën 16:10, në rrugën “Kastriotët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç.

Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” 

 

 

Të fundit