Flash News

E-TJERA

Sherr me thikë mes dy personave në Vlorë, njëri përfundon në spital

Sherr me thikë mes dy personave në Vlorë, njëri

Një sherr mes dy personave në lagjen “10 Korriku” të Vlorës ka përfunduar me një të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, një debat verbal mes B. L., 53 vjeç, dhe K. A., 36 vjeç, degjeneroi në konflikt fizik.

Gjatë përplasjes, 53-vjeçari ka mbetur i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje verbale janë përfshirë më pas në konflikt fizik me njëri-tjetrin shtetasit B. L., 53 vjeç dhe K. A., 36 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi B. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlore, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të rastit.

Të fundit