Flash News

E-TJERA

Sherr mes 4 personave, një i plagosur me thikë në Korçë

Sherr mes 4 personave, një i plagosur me thikë në

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në qytetin e Korçës.

Ngjarja është regjistruar në një pikë servisi në lagjen nr. 10 të qytetit.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej personave është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit me ambulancë. Sipas informacioneve paraprake, edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime, por ende nuk dihen detaje të plota mbi gjendjen e tyre apo rrethanat e ngjarjes.

Policia po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të konfliktit dhe dokumentimin e rastit.

 

Të fundit