Flash News

E-TJERA

Sherr mes bandave shqiptare në Mikonos, vritet me thikë në zemër 27-vjeçari, dyshohet për konflikte droge

Sherr mes bandave shqiptare në Mikonos, vritet me thikë në

Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë nga një bashkëkomnas i tij, mbrëmjen e djeshme në ishunin e Mykonos, Greqi. Krimi ndodhi pas përplasjes mes dy bandave shqipatare.

Mediat greke duke iu referuar burimeve të policisë raportojnë se në orën 23:00 të mbrëmjes në zonën e Agios Fanourios, u përplasën dy grupe shqiptarësh. Konflikti u zhvillua sipas të dhënave të Policisë midis dy grupeve që përbëheshin nga gjithsej rreth 15 persona. Këto grupe thuhet se kishin lënë takime përmes celularëve. Gjatë përplasjeve, një person goditi me thikë një anëtar të ekipit kundërshtar, i cili ndërroi jetë pak më vonë.

Banorët e zonës së Agios Fanourios njoftuan Policinë ndërsa dëgjuan zëra dhe zhurmë. Edhe përgjigja ishte e menjëhershme, kur mbërriti policia helene ishte tepër vonë, pasi 27-vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë. Ai ishte goditur me thikë në zemër.

Identiti i viktimës nuk bëhet i ditur, por sipas mediave fqinje, 27-vjeçari shqiptar punonte në ndërtim dhe kishte që në shkurt që qëndronte ilegalisht, pa letra, në ishull.

Policia greke ka arrestuar 4 persona lidhur me këtë ngjarje, tre prej tyre dyshohet se i përkasin grupit të autorit të krimit dhe një nga grupi i viktimës. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonë dhe punon për zbardhjen e ngjarjes dhe motivin e vrasjes. Deri tani dyshohet se përplasja ka ndodhur për konflikte droge dhe mosmarrëveshjeve financiare.

Të fundit