Flash News

E-TJERA

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërron jetë njëri prej tyre

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërron jetë njëri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Disa persona janë përfshirë në një konflikt e si pasojë një 63-vjeçar i identifikuar si Ismail Aliaj ka ndërruar jetë. 

Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.

Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit