Flash News

E-TJERA

Sherr mes disa të rinjve në një lokal në Elbasan, plagoset njëri prej tyre

Sherr mes disa të rinjve në një lokal në Elbasan, plagoset

Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në një lokal në qendër të Elbasanit, ku janë përdorur dhe mjete të mprehta si gota qelqi. Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu.

Ai nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë

Piu u plagos në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit