Flash News

E-TJERA

Sherr mes dy fiseve për një gurore, dy të plagosur në Borizanë, njëri në gjendje të rëndë

Sherr mes dy fiseve për një gurore, dy të plagosur në

Dy anëtarë të dy fiseve, Rraja dhe Maja, janë përplasur fizikisht në fshatin Borizanë të Krujës.

Konflikti ka nisur për shkak të një guroreje ku dy personat janë përplasur dhe dhunuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

Raportohet se të plagosurit janë Jashar Maja dhe Bilbil Maja. Të dy janë dërguar në spital ku Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë - Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë", njofton policia.

Të fundit