Flash News

E-TJERA

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 33-vjeçari në Fier

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 33-vjeçari në Fier

Një person mbeti i palgosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Policia njofton se dy persona janë konfliktuar në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta,  ku për pasojë është lënduar një 33-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit