Flash News

E-TJERA

Sherr mes dy personave/ Plagosje me thikë në Shijak, dërgohet në spital 33-vjeçari

Sherr mes dy personave/ Plagosje me thikë në Shijak, dërgohet

Një 33-vjeçar i identifikuar si Altin Farruku është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme. Ai është thirrur nga kushëriri i tij, i cili kishte një problem me një fqinj në fshatin Borake në Shijak, por nuk ka përfunduar mirë.

Kjo ndërhyrje e 33-vjeçarit nuk është mirëpritur nga fqinji i kushëririt të tij. Ndaj 45-vjeçari me inicialet K.G., e ka qëlluar me thikë të riun. 33-vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

INFORMACION PARAPRAK

Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të fundit