Flash News

E-TJERA

Ambulancës i bllokohet dera, familjarët e 35-vjeçarit që zuri korenti sherr me mjekët e Vlorës

Ambulancës i bllokohet dera, familjarët e 35-vjeçarit që

Familjarët e Arbër Feratit, i cili ndërroi jetë 2 ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike janë përplasur me mjekët e qendrës Shëndetësore të Orikumit.

Mjekët thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, por familjarët pretendojnë se ai ka pasur shenja jete teksa po transportohej me ambulancë në spital

Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së spitalit, ambulancës i është bllokuar dera.

Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë tension tek të afërmit e 35-vjeçarit, të cilët janë përplasur me mjekët.

Të fundit