Flash News

E-TJERA

Sherr mes shoferëve në aksin Mamurras–Krujë, 57-vjeçari humb jetën pas goditjes me çekiç

Sherr mes shoferëve në aksin Mamurras–Krujë,

Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të mjeteve ka përfunduar tragjikisht pas mesnatës në aksin rrugor Mamurras–Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, ku si pasojë e përplasjes fizike ka humbur jetën Petrit Ndou. Autori i dyshuar është Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë të Mamurrasit, i cili është arrestuar në flagrancë menjëherë pas ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë marrë disa dëshmi. Mes personave të pyetur janë nëna dhe bashkëshortja e të dyshuarit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri, si edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, së bashku me tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Prokuroria, në bashkëpunim me policinë, po vijon veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Paralelisht, po analizohet edhe roli i personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje, në raport me provat e administruara.

Të fundit