Flash News

E-TJERA

Sherr mes të miturve në Kukës, plagoset një prej tyre

Sherr mes të miturve në Kukës, plagoset një prej tyre

Një konflikt mes disa të miturve është regjistruar në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta.

Nga përplasja, një 15-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme.

Sipas Policisë, janë identifikuar pesë të miturit e dyshuar si të përfshirë në konflikt. Ata janë shoqëruar në Komisariat në prani edhe të familjarëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Të fundit