Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Një ngjarje e rëndë mes të miturish është regjistruar në Shkodër, ku një 15-vjeçar ka kanosur me thikë një 13-vjeçar për motive të dobëta.
Autoritetet kanë nisur menjëherë procedimin penal ndaj të miturit, ndërsa mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia ka bërë të ditur se materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 13-vjeçar, për motive të dobëta. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. Gj., banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.