Flash News

E-TJERA

Sherr mes të miturve në Tiranë, njëri prej tyre në spital

Sherr mes të miturve në Tiranë, njëri prej tyre në

Dy të mitur janë përfshirë në një konflikt mes tyre e për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek zona e quajtur ‘5 Maji’ në Tiranë.

Gjatë kontrollit të njërit prej tyre nga policia është gjetur një pajisje elektroshok, e cila dyshohet se ka plagosur të miturin.

14 vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç. Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit