Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Sherr mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me thikë 18-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, ku një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Shërbimet e rendit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Sipas hetimeve paraprake, O.H. ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin F.K., 18 vjeç, pas një konflikti që përshkallëzoi në dhunë fizike. Viktima, i cili mbeti i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.