Flash News

E-TJERA

Sherr mes të rinjve, të shtëna me armë zjarri te ‘21 Dhjetori’

Sherr mes të rinjve, të shtëna me armë zjarri te ‘21
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur para disa minutash në zonën e ‘21 Dhjetorit’ dhe nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se një sherr mes të rinjve ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

Të fundit