Flash News

E-TJERA

Sherr mes vëllezërve në Cërrik, një në spital, tjetri në qeli

Sherr mes vëllezërve në Cërrik, një në spital,

Dy vëllezër janë konfliktuar me sende të forta në Cërrik. Blutë bëjnë me dije se si rezultat është shoqëruar në komisariat 58-vjeçari, ndërsa vëllai i tij është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,– njofton Policia.

Të fundit