Flash News

E-TJERA

Sherr mes vëllezërve në Vlorë, ndërhyn policia

Sherr mes vëllezërve në Vlorë, ndërhyn policia

Katër vëllezër janë përfshirë në një sherr duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta në Vlorë.

Policia bën me dije se konflikti  ka ndodhur për motive të dobëta. 

Policia vuri në pranga një 28 dhe 22 vjeçar, vëllezër dhe dy shtetas të tjerë 38 dhe 30 vjeçar, po vëllezër.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: G., 28 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç (vëllezër), B. K., 38 vjeç dhe R. K., 30 vjeç (vëllezër), të gjithë banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta”, njofton policia.

Të fundit