Flash News

E-TJERA

Sherr në Astir/ Lëndohen dy persona, në spital edhe një grua shtatzënë

 Sherr në Astir/ Lëndohen dy persona, në spital edhe një grua

Një tjetër sherr u regjistrua mbrëmjen e sotme në Tiranë, këtë herë në zonën e Astirit.

Sipas Policisë së Tiranës  dy persona me inicialet Xh. G., dhe A. T., janë përfshirë në një sherr dhe të dy kanë përfunduar në spital.

E pranishme në momentin e konfliktit ka qenë edhe gruaja shtatzënë e njërit prej të lënduarve, e cila për pasojë edhe ajo ka përfunduar në spital.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit