Flash News

E-TJERA

Sherr në Bllok, roja i parkingut godet 30-vjeçarin, i riu në gjendje të rëndë

Sherr në Bllok, roja i parkingut godet 30-vjeçarin, i riu në

Një sherr ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Gledian Daullçiu, ka goditur me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin Endri Mera, pas një debati mes tyre.

I riu është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka arrestuar 35-vjeçarin, i cili do të akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Gledian Daullçiu., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Endri Mera, 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Të fundit