Flash News

E-TJERA

Sherr në Kamëz, plagoset me thikë 29-vjeçari

Sherr në Kamëz, plagoset me thikë 29-vjeçari

Një sherr mes dy të rinjëve ka degraduar në përdorimin e thikës në Kamëz, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar.

Autori është shtetasi F. N., 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet, teksa shkaku i sherrit ka qenë prona.

Raportohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin F. N., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.” – njofton Policia.

Të fundit