Flash News

E-TJERA

Sherr në Kavajë, zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Sherr në Kavajë, zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët

Një konflikt brenda repartit zjarrfikës në Kavajë ka degraduar në përdorimin e thikës.

Mësohet se një nga zjarrfikësit ka goditur me thikë dy kolegët e tij duke i lënë të plagosur. Të dy kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Policia shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve.

Të fundit