Flash News

E-TJERA

Sherr në Korçë, një i lënduar, shoqërohen tre persona

Sherr në Korçë, një i lënduar, shoqërohen tre

Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Për pasojë një 30-vjeçar, banues në Tiranë është lënduar. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat 3 persona.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit