Flash News

E-TJERA

Sherr në një karburant në Durrës, dy persona dhunojnë punonjësin

Sherr në një karburant në Durrës, dy persona dhunojnë

Dy persona janë konfliktuar me punonjësin e një karburanti në Durrës.

G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhunuan punonjësin S. P., 62 vjeç. Dy personat u shoqëruan në komisariat.

"Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.

Të fundit