Flash News

E-TJERA

Sherr në një lokal në Tropojë, 40-vjeçari plagos me thikë 3 persona

Sherr në një lokal në Tropojë, 40-vjeçari plagos me

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Tropojë, ku shtetasi  S. S., 40 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P.,  të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi  S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P.,  të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës  dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të fundit