Flash News

E-TJERA

Sherr në Tiranë, i riu qëllon me thikë burrin e hallës

Sherr në Tiranë, i riu qëllon me thikë burrin e hallës

Një 35-vjeçar është  arrestuar pasi ka goditur me mjet prerës një 58-vjeçar, në fshatin Marqinet, Tiranë.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka goditur me thikë burrin e hallës së tij.

58-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. ]

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Marqinet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. K., 58 vjeç (burrin e hallës së tij). 58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

Të fundit