Flash News

E-TJERA

Sherr për pronën në Pogradec, ndërhyn policia

Sherr për pronën në Pogradec, ndërhyn policia

Policia e Pogradecit ka proceduar në gjendje të lirë një 65-vjeçar në fshatin Piskupat pasi ka goditur me një send të fortë në trup një bashkëfshatar. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 65 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi në fshat, gjatë një konflikti për motive pronësie, dyshohet se ka goditur me send të fortë në trup, shtetasin N. S., dhe ka zaptuar një sipërfaqe toke për të cilën është në proces gjyqësor, me këtë shtetas.”– njofton policia.

Të fundit