Flash News

E-TJERA

Sherr te zyra e PSD-së së Tom Doshit tek 'Ali Demi', policia gjen dy fishekë

Sherr te zyra e PSD-së së Tom Doshit tek 'Ali Demi', policia

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Konflikti ka ndodhur brenda zyrave të PSD të Tom Doshit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur edhe dy fishekë.

"Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

Të fundit