Flash News

E-TJERA

Sherri dje te rrethi i TEG-ut, policia i vë prangat të plagosurit Fatjon Dauti

Sherri dje te rrethi i TEG-ut, policia i vë prangat të plagosurit

Policia e Tiranës ka arrestuar Fatjon Dautit i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e djeshme tek rrethrrotullimi I TEG-ut I nxitur pasi dy vajza shofere përplasën  lehtë makinat.

Mësohet se arrestimi i tij është kryer mbrëmë (22 gusht) për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndës narkotike.

Dyshohet se arma që u gjet në vendngjarje dje i përket atij, po kështu gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe një sasi kanabisi.

Çfarë ndodhi dje?

Parakalimi i gabuar, i cili u bë shkak për thyrjen e pasqyrës së një 'Audi A8' ndërmjet dy makinave, çoi në përplasje fizike mes dy personave mesditën e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Dy vajza, kanë përplasur mjetet e tyre, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta. I plagosur mbeti Fatjon Dauti i cili u konfiltua me Marjo Baramin.

Të fundit