Flash News

E-TJERA

Sherri fatal me thika mes adoleshentëve, dëshmitarja: Ambulanca nuk erdhi!

Sherri fatal me thika mes adoleshentëve, dëshmitarja: Ambulanca nuk

Një ngjarje tronditëse ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, ku një 14-vjeçar, Martin Cani, humbi jetën pas një përleshjeje me thika mes adoleshentëve.

Viktima u godit në zemër dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar.

Një dëshmitare okulare ka rrëfyer momentin tragjik pak pas ngjarjes, duke theksuar se ambulanca nuk mbërriti në kohë, ndërsa 14-vjeçari u transportua në spital me një makinë private. “Pashë një djalë të shtrirë në tokë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë, por një makinë e kuqe e mori djalin,” tha ajo për Top Channel. 

Gjithashtu, në konflikt u plagos një tjetër adoleshent, Luis Meçja, i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa një i tretë, i dyshuar si autori, është transportuar në një spital privat. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijojnë.

Të fundit