Flash News

E-TJERA

Sherri i dhunshëm mes të rinjve në Shkodër, gjykata lë të lirë dy organizatorët

Sherri i dhunshëm mes të rinjve në Shkodër, gjykata lë

Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë të lirë dy të rinjtë që dyshohet se janë organizatorët e sherrit të dhunshëm në Shkodër disa ditë më parë, që përfshiu disa të rinj.

Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, u lanë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht 17–18 vjeç, u konfliktuan fillimisht me grushte dhe më pas me sende të forta, ndërsa gjatë përleshjes është përdorur edhe armë e ftohtë thikë. Si pasojë, tre adoleshentë mbetën të dëmtuar lehtë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari, i identifikuar si Doronesto Kulla dyshohet se ka shkuar në ndihmë të vëllait të tij, një 17 vjeçari nxënës i shkollës “Shejnaze Juka” duke u përfshirë në përleshje së bashku me persona të tjerë.

Të fundit