Flash News

E-TJERA

Sherri me dy mësueset dhe familjarët e tyre para shkollës, shkarkohet drejtoresha e gjimnazit “Andon Zako Çajupi”

Sherri me dy mësueset dhe familjarët e tyre para shkollës,

Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, Vojsava Kumbulla.

Ky vendim erdhi pas ngjarjes së ndodhur para ambienteve të shkollës, ku dy mësuese dhe familjarët e tyre u konfliktuan me sende të forta, madje nuk munguan edhe të shtënat e armëve.

Sipas Top Channel konflikti ka nisur me mësueset për shkak të mosmarrëveshjeve me njëra tjetrën, ndërsa drejtoria e shkollës është paralajmëruar për një përplasje të ashpër që të premten, por ngjarja  nuk është parandaluar.

Dy mësueset u pezulluan dhe po hetohen në gjendje të lirë. Për ngjarjen është arrestuar një person.

 

 

Të fundit