Flash News

E-TJERA

Sherri me grushte e karrige në finale, kreu i Federatës së Boksit kërkesë për dorëheqje

Sherri me grushte e karrige në finale, kreu i Federatës së Boksit

Presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, ka vendosur të hapë dorëheqjen pas sherrit masiv me karrige e grushte që ndodhi në finalen e Kampionatit Kombëtar në Shkodër.

Përmes një postimi në Facebook, Kalivopulli ka thënë se në ditët në vijim do të thërrasë KF të Federatës Shqiptare të Boksit dhe t’i kërkojë dorëheqjen. Kalivopulli ka thënë se shkak për këtë vendim është bërë ngjarja e djeshme.

Postimi i plotë:

Te dashtur miq!

Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time.

Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare.

Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.

Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton...

f.κ

Të fundit