Flash News

E-TJERA

Sherri me sende të forta përfundon në të shtëna me armë, një i plagosur në Tiranë

Sherri me sende të forta përfundon në të shtëna me

Një konflikt me sende të forta ka degraduar në të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur te restorant “Durrësi” në Tiranë. Mësohet se fillimisht personat e përfshirë në konflikt kanë qëlluar me mjete të forta duke lënë të plagosur një person.

Një tjetër ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga të shtënat nuk ka të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Të fundit