Flash News

E-TJERA

Sherri mes adoleshentëve jashtë gjimnazit, lihet në burg njëri nga 16-vjeçarët

Sherri mes adoleshentëve jashtë gjimnazit, lihet në burg

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për njërin nga 16-vjeçarët që u arrestua për plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tjerë në Kamëz.

Seanca u bë me dyer të mbyllura për shkak të moshës të të miturit.

I mituri tjetër i arrestuar është vendosur masa e sigurimit arrest në burg me afat 1 mujor, pasi edhe ai vetë është i lënduar. Mbrojta ka pretenduar se ai nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Sherri mes 5 adoleshentëve pranë gjimnazit “Ismail Rugova” përfundoi me 3 të mitur në spital të lënduar me thikë dhe 2 të tjerë me pranga në duar.

Motivi i gjithë kësaj ngjarje të rëndë është krejt banal për disa shikime tendencioze të shkëmbyera në një fast-food.

Të fundit