Flash News

E-TJERA

Sherri mes dy adoleshentëve në Tiranë, ndërron jetë 14-vjeçari

Sherri mes dy adoleshentëve në Tiranë, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur pas një sherri me një 15-vjeçar.

Sherri ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. 14-vjeçari ndërroi jetë pas plagëve të shumta që mori në bark.

"Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qemal Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit", njofton policia.

Të fundit