Flash News

E-TJERA

Sherri mes dy fiseve në Borizanë, në konflikt i përfshirë edhe vëllai i deputetit të PS

Sherri mes dy fiseve në Borizanë, në konflikt i

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur  këtë të enjte në Krujë.

 Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje.

Konflikti verbal u raportua në fshatin Borizanë pranë Krujës, ku anëtarë të fisit Maja janë dhunuar me tytën e armëve dhe me sende të tjera nga anëtarët e fisit Rraja.

Shkak për përplasjen e dhunshme janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.

Besohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët edhe kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Njoftimi i policise

Krujë/Informacion paraprak

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë - Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.

Të fundit