Flash News

E-TJERA

Sherri mes të miturve në Shkodër, pesë të proceduar, 17-vjeçarit iu gjet d*ogë

Sherri mes të miturve në Shkodër, pesë të proceduar,

Pesë të mitur janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë arrestuar për sherrin e dhunshëm me mjete të forta që ndodhi një ditë më parë në Shkodër.

4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar u konfliktuan për motive të dobëta, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, e për pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.

Po ashtu, gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur njërit prej 17-vjeçarëve një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Të fundit