Flash News

E-TJERA

Sherri në Korçë/ Kapet personi i dytë, kush është 41-vjeçari me precedent penal

Sherri në Korçë/ Kapet personi i dytë, kush

Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së 27 vjeçarit Ari Kodra, i cili rezulton të jetë plagosur gjithashtu.

Aleks Qiqi është nxjerrë nga banesa dhe, i shoqëruar nga forcat e rendit, po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim.

Mësohet se Qiqi ka qenë i dënuar më parë për falsifikime dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, ku po vuante dënimin për veprën penale të trafikut të drogës. Po ashtu 41-vjeçari ka qenë i dënuar edhe në Greqi për shkelje të ligjit.

Ndërkohë, i plagosuri 27-vjeçar, që u dërgua më herët në spital, ndodhet në gjendje stabël dhe po trajtohet në sallën e reanimacionit.

Policia ka sekuestruar mjetin prerës më të cilën ndodhi plagosja, ndërsa vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe motivet e ngjarjes.

Të fundit