Flash News

E-TJERA

Sherri në shkollë në Fier, 17-vjeçari rrëfen se si u plagos: Filloi për disa foto në rrjetet sociale

Sherri në shkollë në Fier, 17-vjeçari rrëfen se si u

17-vjeçari Ydai Xhafaj, i cili mbeti i plagosur në shpatull gjatë një sherri në oborrin e shkollës në Fier, ka treguar arsyen e konfliktit. Në një intervistë për Top Channel, Xhafaj ka shpjeguar se sherri ka nisur për disa foto të tij dhe të shokëve që po shpërndaheshin në rrjetet sociale. Ai tha se konflikti kishte nisur para një muaji dhe se oficerët e shkollës ishin njoftuar për situatën.

Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi,” tha Xhafaj, i cili kërkon ndihmën e autoriteteve për të marrë drejtësi.

Të fundit