Flash News

E-TJERA

Sherri nga fisi Rraja, Meta: Dhuna shokuese ka emrin dhe fytyrën e Ramës

Sherri nga fisi Rraja, Meta: Dhuna shokuese ka emrin dhe fytyrën e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me dhunën ndaj dy kushërinjve të fisit Maja në Krujë nga anëtarë të fisit Rraja.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se dhuna ndaj qytetarëve është “fytyra e Edi Ramës dhe regjimit kriminal”.

Reagimi i Metës:

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!

 

Të fundit