Flash News

E-TJERA

Sherri nisi në Palasë për një shishe shampanjë, 6 persona dhunojnë me sende të forta 48-vjeçarin

Sherri nisi në Palasë për një shishe shampanjë, 6

Janë identifikuar 6 personat të cilët dhunuan me sende të forta një 48-vjeçar dy ditë më parë, teksa priste radhën në një berberhane në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.    

48-vjçari ndodhet në reanimacion pasi ka marrë dëmtime në gjymtyrë dhe në kokë.

Një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz në gusht të vitit të shkuar, ku Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”. 

Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.    

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.  

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.    

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29   Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.        

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:    

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;      

1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.; 

2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;

Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit