Flash News

E-TJERA

Sherri për parkimin/ Qëlloi me çifte drejt 3 personave, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Sherri për parkimin/ Qëlloi me çifte drejt 3 personave,

Një person u arrestua nga policia e Beratit, pasi akuzohet se ka qëlluar mbrëmë me armë gjahu çifte në drejtim të një automjeti, ku udhëtonin tre persona.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për vendin e parkimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen "Ish Kombinati", ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç,  E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç. 

Nga e shtëna nuk ka persona të lënduar. Në vijim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut (çifte), dy  gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

Të fundit