Flash News

E-TJERA

Sherri tek ‘Ekonomiku’, Kovaçi: Drejtuesit e shohin veten pronarë të Universitetit

Sherri tek ‘Ekonomiku’, Kovaçi: Drejtuesit e shohin veten

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kërkoi reagim të Fakultetit të Ekonomisë pas ngjarjes së disa ditëve më parë kur shefi i Departamentit të Marketingut, Mirdaim Axhami, u arrestua pasi akuzohet se ka goditur pedagogen Liljana Billa.

Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se  në Shqipëri drejtuesit e ndjejnë vetën si pronarë të Universitetit.

“Ky është një epilog, pra pasqyrimi i degradimit të të gjithë shoqërisë në vend, qeverisjes, zbatimit të ligjshmërisë pasqyrohet edhe në zbatimin e ligjshmërisë në universitet.

Nga kjo situatë e përgjithshme lindin këto të ashtëquajtuara raporte të tilla agrssive drejtues-vartës apo edhe kolegëve mes njëri-tjetrit, sepse ata mbi të gjitha janë kolegë dhe nuk duhet të trajtohet një marrëdhënie si drejtues- vartës.

Sistemi i organizmit se si është trajtuar organizimi institucional i universitetitt këtu tek ne është i tillë që drejtuesit e ndjejnë veten pronarë të fakultetit si njësi kryesore apo qoftë edhe të universitetit.

Bazuar në këtë koncept që ata janë pronarë në universitetit, ndërkohë që ata duhet të ishin thjesht shërbëtorë, sepse për një periudhë të caktuar ata janë zgjedhur nga stafi për të drejtuar e kordinuar veprimtarinë e departamentit apo fakultetit e ata nuk e shikojnë në këtë prizëm.

Duke u nisur nga kjo situatë lind kjo gjendja agravuese ku ekziston dhuna edhe verbale dhe ky absolutisht është një degradim i statusit të profesorit përpara studentit e shoqërisë”, tha Kovaçi.

Të fundit