Flash News

E-TJERA

Shëtiste me ‘G-Class’ buzë detit, gjobitet 21-vjeçarin në Lezhë

Shëtiste me ‘G-Class’ buzë detit, gjobitet

Një 23-vjeçar me iniciale A. N., është ndëshkuar vetëm me 50 000 lekë gjobë pasi u kap duke lëvizur me një automjet tip “G-Class” në breg të detit në plazhin e Vainit, Lezhë.

Edhe pse ai rrezikonte jetën e pushuesve, veçanërisht të fëmijëve, teksa drejtonte mjetin e tij buzë detit, policia nuk ka marrë asnjë masë tjetër ndëshkuese për këtë rast të rëndë.

Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë

Qarkulloi me automjet tip “G-Class”, në breg të detit, dhe cenoi sigurinë e pushuesve, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u ndëshkua për shkeljen e kryer, me 50 000 lekë gjobë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë.

Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.

Policia e Lezhës falenderon qytetarët dhe median për kontributin për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe fton që të vijojnë të denoncohen raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

Të fundit