Flash News

E-TJERA

Shfaqet variant i ri i Covid-19, si paraqitet situata në Shqipëri

Shfaqet variant i ri i Covid-19, si paraqitet situata në Shqipëri

Një variant i ri i Covid-19 është shfaqur ditët e fundit në SHBA. Virusi XBB.1.5 ka sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus dhe shtrimeve në spitale.

Sipas epidemiologëve, virusi i ri nxit më shumë rritjen e rasteve të reja, ndërsa është e paqartë se sa e madhe do të jetë vala që tashmë ka përshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Euronews Albania ka pyetur burime pranë Insitutit të Shëndetit Publik lidhur me situatën në Shqipëri. Epidemiologu Rexhep Muja ka thënë se aktualisht në vend nuk ka raste me virusin e ri.

Ai u shpreh se po mbahen nën monitorim vetëm ata persona që kanë një histori udhëtimi të ditëve të fundit.

“Konstatohen raste sporadike. Pozitiviteti haset kryesisht tek të pavaksinuarit, por edhe tek të vaksinuarit me imunitet të dobësuar ( tek shtetas që kane kaluar mbi 9 muaj nga data e aplikimit të vaksinës së fundit.)

Vetëm shtetas me histori udhëtimi mbahen në surveiancë. Nëse këto paraqesin simptoma, merren mostra për diagnozë të varianteve të reja Covid import nga shtete të ndryshme.

Mbahen në surveiancë edhe raste të dyshuara për virus gripi. Nuk ka shtim të testimeve. Ju bëj thirrje qytetarëve të kryejnë vaksinimin. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë të infektuar me coronavirus”, tha epidemiologu.

 

Të fundit